Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

E rëndë: 15 vjeçari ther me thikë gjyshen e tij 70 vjecare, Policia e Kosovës arreston të miturin

Redaksia Lajmetereja • 07-05-2025 07:00
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
E rëndë: 15 vjeçari ther me thikë gjyshen e tij 70 vjecare, Policia e Kosovës arreston të miturin
Publikuar më: Një ngjarje tronditëse ka ndodhur dje, në fshatin Bajqinë të komunës së Podujevës, ku një i mitur dyshohet se ka lënduar rëndë fizikisht gjyshen e tij me një mjet të mprehtë. Burime të Sinjalit mësojnë se i dyshuari është: E. Sh., 15 vjeçar, ndërsa viktima është: F.Sh, 70 vjeçare. Sipas informacioneve zyrtare,policia është njoftuar për rastin dhe ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar të miturin si të dyshuar për lëndim të rëndë trupor me thikë. Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, dhe pas stabilizimit është intervistuar nga hetuesit. Ndërkohë, edhe i mituri është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës, ndërsa si provë materiale është sekuestruar thika me të cilën dyshohet se është kryer sulmi. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar për të mitur, i cili ka lëshuar vendim për ndalimin e të dyshuarit. Hetimet janë në zhvillim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar