Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Talenti shqiptar që po shkëlqen te Interi: Kush është Alen Vukaj, djaloshi që ka magjepsur futbollin italian?

Redaksia Lajmetereja • 13-10-2026 19:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Talenti shqiptar që po shkëlqen te Interi: Kush është Alen Vukaj, djaloshi që ka magjepsur futbollin italian?
Alen Vukaj, sulmuesi premtues i Shqipërisë, po konfirmon rritjen e tij të jashtëzakonshme në futbollin italian. Pas dygolëshit spektakolar të realizuar ndaj Como-s në kampionatin Primavera, 18-vjeçari ka bërë hapin e radhës në karrierë, duke debutuar sot në UEFA Youth League, kompeticionin më prestigjioz për ekipet e moshave, në përballjen kundër Club Brugge. Vukaj e nisi takimin si titullar, duke qëndruar në fushën e blertë për 83 minuta, në një ndeshje që u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1. Paraqitjet e tij të fundit nuk kanë kaluar pa u vënë re, duke tërhequr vëmendjen e shtypit sportiv në Itali, të cilët i kanë kushtuar hapësira të veçanta talentit kuqezi. I lindur më 22 janar 2008 në Leçe, Vukaj iu bashkua akademisë së Interit në vitin 2023, ku që prej asaj kohe ka treguar një progres të vazhdueshëm. Një nga momentet kulminante të karrierës së tij me zikaltrit mbetet 13 qershori i këtij viti, kur në finalen e kampionatit U18 kundër Bologna-s, ai u shndërrua në protagonist absolut. Pas një barazimi pa gola që zgjati deri në përfundim të kohës shtesë, fati i titullit u vendos nga pika e bardhë e penalltive. Në atë moment tensioni të lartë, Vukaj tregoi gjakftohtësi dhe saktësi, duke shënuar penalltinë vendimtare që i dhuroi Interit trofeun e kampionit, duke konfirmuar kështu statusin e tij si një ndër emrat më të spikatur për të ardhmen e futbollit shqiptar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar