Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Conte, një trajner gjerman dhe një anglez

Redaksia Lajmetereja • 13-10-2026 19:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Conte, një trajner gjerman dhe një anglez
Manchester United nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon, duke fituar vetëm 1 ndeshje në Premier League, barazuar tre dhe ka humbur dy. Në këtë situatë, pozita e trajnerit Michael Carrick është e lëkundur dhe në rast se vazhdojnë rezultatet e dobta, atëherë shkarkimi i tij është i sigurt. Mediet angleze zbulojnë se drjtuesit e Manchester United po ndjekin tri emra, ku njëri prej tyre duket se do të jetë pasuesi i Carrick. Emri i parë në listë është Antonio Conte. I përfolur për një rikthim në stolin e Italisë, por që në fund iu besua Roberto Mancinit, Conte është gati për një rikthim në Premier League, pas aventurave që ka patur më parë aty me Chelsea-n dhe Tottenham-in. Dy emrat e tjerë janë Julian Nagelsmann dhe Eddie Howe. I pari, është i lirë pas largimit nga stoli i Gjermanisë, pas dështimit në Kupën e Botës, që u mbajt në verë. I dyti, u shkarkua në fillim të sezonit nga Newcastle, për shkak të rezultateve të dobta.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar