Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e 12-të, Albulena Haxhiu përsëri kandidate për kryekuvendare – A mund të zhbllokohet situata?

Redaksia Lajmetereja • 07-05-2025 06:30
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e 12-të, Albulena Haxhiu përsëri kandidate për kryekuvendare – A mund të zhbllokohet situata?
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot në ora 10:00 në përpjekjen e 12’të të konsitutimit. Mosmarrëveshjet mes partisë fituese të zgjedhjeve Lëvizjes Vetëvendosje dhe opozitës për emrin e kryeparlamentarit ka bërë që 11 seancat paraprake të dështojnë. Vetëvendosje po insiston në emrin e Albulena Haxhiut për postin e kryetares së Kuvendit, emër ky i papranueshëm për partitë opozitare të cilët e kanë quajtur ‘përçarëse’ figurën e saj. Në tri seancat e fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar ta ndryshojë formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, në votim të fshehtë, por këto përpjekje janë kundërshtuar ashpër nga PDK, LDK dhe AAK. Në përpjekje për dalje nga kriza, kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka shkruar letër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, duke ja shtrirë dorën e bashkëpunimit dhe hyrjen në koalicion qeverisës. Këtij interesimi i është kundërpërgjigjur sot gjatë ditës së djeshme, Lumir Abdixhiku, i cili në letrën dërguar Kurtit ka propozuar qeveri tranzicioni, e cila do të përfshinte të gjitha partitë politike në vend. Në këto rrethana ka pak shpresë që edhe në seancën e së mërkurës të bëhet konstituimi i Kuvendit. Shpërndaje këtë lajm në:
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar