Sport
Gjilani i kthehet fitoreve, mposht bindshëm Drenicën
Reklamë e Sponsorizuar
Gjilani i është kthyer fitoreve në Kampionatin e Kosovës.
Skuadra gjilanase, para shikuesve të vet, ka triumfuar me rezultat bindës 3:0 ndaj Drenicës së Skenderajt.
Këto janë tri pikë të mëdha për Gjilanin, i cili po kalonte një krizë rezultatesh, ndërsa Drenica ka zhgënjyer me paraqitjen e saj.
Armend Thaqi ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 22-të, duke i dhënë Gjilanit epërsinë prej 1:0.
Në minutën e 65-të, Mevlan Zeka shënoi nga afërsia për rezultatin 2:0. Zeka realizoi sërish në minutën e 86-të, duke vulosur fitoren e Gjilanit me rezultat 3:0.
Nga ana tjetër, Drenica pati mundësinë të rikthehej në lojë, por Aurel Limani dështoi të shënonte nga penalltia në minutën e 50-të.
Pas javës së nëntë në elitën e futbollit të Kosovës, Gjilani ngjitet në pozitën e tretë me 14 pikë, ndërsa Drenica mbetet në vendin e shtatë me 10 pikë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: