Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi 2 min lexim

Ali Ahmeti: Unë besoj se forcat politike në Kosovë, do të bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhje

Redaksia Lajmetereja • 07-05-2025 06:30
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ali Ahmeti: Unë besoj se forcat politike në Kosovë, do të bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhje
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti, duke komentuar ecuritë  drejt formimit të institucioneve të reja të Kosovës, tha se  pavarësisht nga sfidat, Kosova po kalon nëpër një proces të natyrshëm demokratik. Ahmeti tha në një intervistë për Ekonomia Online  se beson se forcat politike në Kosovë do të bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhje politike. “Kosova nuk ka luftuar vetëm për çlirim nga pushtuesit, por edhe për demokraci të mirëfilltë,” tha Ahmeti. Ai shtoi se dështimet e seancave nuk janë as tragjedi, as turp, por pjesë e rrugëtimit të një shteti që po forcon themelet e tij demokratike. “Kosova ka aq energji që pas disa përpjekjeve të konstituohen organet e shtetit, mirëpo ne nuk kemi luftuar vetëm për liri dhe për të çliruar nga pushtuesit, por kemi luftuar edhe për demokraci. Kjo është demokracia e mirëfilltë në Kosovë. Besoj që forcat politike do të bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhje politike. Për mua nuk është edhe aq tragjike, që aq shumë po e dëgjoj nëpër mediume. Nuk është asnjë turp i Kosovës”, tha ai. Ahmeti tha se forcat politike në Kosovë kanë energji të mjaftueshme për të ndërtuar konsensus, në frymën e një demokracie të vërtetë, ku edhe pozita, edhe opozita, gjejnë vendin e merituar. “Kosova po shihet se po zhvillon një demokraci autentike, një demokraci të mirëfilltë dhe forcat politike kanë aq energji për të gjetur shtegun e daljes. Kjo është demokracia dhe përpjekjet maksimale që bëhen që opozita të fitojë pozicionin e vet dhe pozita t’i ruajë pozitat e veta. Kjo është formula e demokracisë. Ta shohim se si do ta arrijnë zgjidhjen përfundimtare”, tha për EO, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Shpërndaje këtë lajm në:
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar