Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Shala: Presidentja ka afat 8 ditë për ligjin për Specialen, mund ta kthejë në Kuvend me vërejtje ose sugjerime

Redaksia Lajmetereja • 13-10-2026 17:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Shala: Presidentja ka afat 8 ditë për ligjin për Specialen, mund ta kthejë në Kuvend me vërejtje ose sugjerime
Avokati, Hasan Shala ka folur për procedurat që duhet të ndiqen nga presidentja lidhur me dekretimin e ligjit për Specialen, duke theksuar se presidentja, në bashkëpunim me zyrën e saj ligjore, ka mundësi ta kthejë ligjin në Kuvend nëse vlerëson se ka çështje që nuk janë në rregull ose dispozita që bien ndesh me Kushtetutën. “Presidentja me Zyrën e saj ligjore ka afat 8 ditë ta nënshkruaj apo ta dekretoj ligjin dhe njëherë pas dekretimit të shpallet në gazetën zyrtare, kjo është ajo procedura e rregullt e ligjit të cilit ka mundësi të shkojë në këtë drejtim mirëpo nëse zyra ligjore dhe presidentja gjen diçka që nuk është në rregull ose është në një dispozitë në kundërshtim me Kushtetutën atëherë presidentja ka mundësi që ta kthejë Ligjin në Parlament me vërejtje dhe sugjerime në mënyrë që parlamenti t’i përmirësojë ose t’i rregulloj ato çështje”, ka deklaruar Shala në emisionin “Ditari” në Tëvë1. Shala ka shprehur gjithashtu shqetësimin e tij për zbatimin e ligjit, duke vlerësuar se mund të ketë paqartësi dhe mospërputhje në vlerësimin e kushtetutshmërisë së tij, për shkak të rolit të Zyrës së Gjykatës Kushtetuese në Hagë dhe Gjykatës Kushtetuese. “Në zbatimin e këtij ligji do të kemi probleme sepse kemi dy anësime e vlerësime të këtyre ligjeve ngase kemi një Zyre të Kushtetutës në Hagë dhe kemi Gjykatën Kushtetuese, sipas meje ligji komplet si nga forma dhe përmbajtja nuk ka drejtë as kompetencë Zyra e Gjykatës Kushtetuese në Hagë, ajo ka drejtë vetëm të vlerësojë ligjshmërinë apo kushtetutshmërinë e një dispozite. Pjesën e ndryshimit të ligjit është dashur ta bëjnë në koordinim me faktorët ndërkombëtar”,tha ai. Sipas Shalës, ndryshimet në ligj është dashur të bëhen në koordinim me faktorët ndërkombëtarë, ndërsa ai ka ngritur pikëpyetje për kompetencat e Zyrës së Gjykatës Kushtetuese në Hagë në raport me përmbajtjen dhe formën e ligjit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar